Sot mbi 38 mijë maturantë kanë kryer provimet me zgjedhje të cilat janë vendimtare për ta që të vijojnë e arsimin e mëtejshëm. Po nga një vëzhgim i IN News rezultoi se ka shumë maturantë që edhe këtë herë kanë bërë “bingo” duke zgjedhur dy lëndët në këtë provim në mënyrë rastësore pa u konsultuar më parë me programet e universiteteve dhe madje nuk kanë vendosur ende se çfarë degë mund të ndjekin. Kështu që këta të pavendosur do të rrezikojnë shumë që të shkojnë në univiersitetet publike.
Ndërsa nxënësit cilësorë me sa duket janë më të qartë e kanë zgjedhur lëndë për provim bazuar në degët e preferuara dhe thonë se pyetjet e testeve me zgjedhje ishin sipas programeve shkollore.
Të gjithë këta maturantë nga sot e në vijimi do të presin e për së paku dy javë për të mësuar rezultatet e të gjitha provimeve e më pas mund ta kenë më të lehtë për të vazhduar procedurat për arsimin e lartë.