INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Lamtumirë gjimnaz'. Provimi i parë i maturës nën monitorim të rreptë.  [VIDEO]

'Lamtumirë gjimnaz'. Provimi i parë i maturës nën monitorim të rreptë. [VIDEO]

Publikuar më: 12:10 04-06-2018
Rreth 37 mijë maturantë në të gjithë vendin i janë nënshtruar sot provimit të parë atij atij të gjuhëve të huaja. Për mikrofonin e IN tv në pjesën më të madhe maturantët kanë pohuar se teza ishte  e nivelit mesatar dhe koha ishte më se e mjafteshme për zhvillimin  e saj. Sipas tyre procesi i provimit u krye në mbarëvajtje të plotë dhe nuk pati probleme.
 
 ‘’I bëra të gjitha mu duke tezë e lehtë’’ pohon njëri prej maturantëve 
‘’Provimi u krye nën masa të rrepta, nuk patëm mundësi kopjimi’’ thotë një maturant që sapo ka përfundoi provimin
‘’Tezë e nivelit mesatar e vlerësoj unë’’ thotë një tjetër  maturante
‘’Nuk kishte nevoj të kopjohej teza ishte  shumë e lehtë’’ u përgjigj maturanti tjetër
 
2_1.jpg
 
 Për herë të parë këtë vit provimi u krye jo më në klasa, por në korridoret e shkollave. Sipas maturantëve gjithçka shkoi nën monitorim të rreptë dhe ata thanë se nuk dyshojnë në lidhje me daljen e tezës më herët. 
 
 ‘’Jo, teza ishte aq e lehtë sa nuk besoj se kishte nevojë të dilte më herët.’’
 
 1_1.jpg
Provimi në 206 shkolla të mesme në vend zgjati  2 orë e 30 minuta.  Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë dhë përmbante 25 pyetje, nga të cilat 13 me alterntiva dhe 12 me zhvillim. Në datë 8 qershor maturantët do t’i nënshtrohen provimit të dytë të detyrueshëm atij të gjuhës shqipe dhe leëtersisë, ndërsa testi i fundit ai i matematikës do të kryehet në datën 13 qershor. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219