Deri në ditën e fundit ajo luftoi kundër kancerit që e kishte goditur atë për dy vjet dhe vazhdoi ëndrrat e saj: për të përfunduar maturën dhe për të dhënë shfaqe në teatër. Por 19-vjeçarja italiane Martina Natale,e cila ndiqte liceun "A.Manzoni", nuk e ja doli. Ajo u largua nga jeta më 12 qershor, tri ditë para provimit përfundimtar. Kishte përgatitur tezën e saj për teatrin dhe Pirandello-n , pasionet e mëdha: kështu miqtë e saj, vendosën që të prezantojnë atë në vend të saj në provimin me gojë dhe e morën diplomën për të.
Një ëndërr e realizuar në emër të "Të gjithë së bashku për Martinën", siç raportohet nga mediet italiane, diploma e pjekurisë ju dorëzua familjes së maturantes . Vajza nuk u dorëzua për asnjë çast. Ajo u angazhua deri në fund për tu përgatitur për provën, pavarësisht nga sëmundja e rëndë që dëmtoi trupin e saj. Dhe kjo është arsyeja pse shokët e klasës, si dhe profesorët, vendosën të përfundojnë rrugën e studimit në emër të Martinës.