Kapiteni 23 vjeçar i Interit njihet për pasionin e tij ndaj tatuazheve, por kjo e fundit ishte thjesht e pabesueshme.
Nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram futbollisti argjentinas ka treguar bëmën e tij më të fundit, një tatuazh që e ka mbuluar tërësisht nga pjesa sipër pantallonave deri poshtë qafës. Shumë pak lëkurë ka ngelur nga “Maurito”, i cili ka rrëfyer se luani bashkë me këlyshët e vegjël i është dedikuar dy vajzave të tij, Isabella dhe Francesca. Madje, për ta “gdhendur” këtë fakt në lëkurë, ka bërë tatuazh edhe emrat e vogëlusheve. Vëmë bast që kur të bëjë golin e radhës do të heqë bluzen...