Kombëtarja shqiptare luan sot, më 6 tetor, ndeshjen kundër Lihteshtejnit, e vlefshme për eliminatoret e boterorit Rusi 2018, dhe me sa duket atmosfera në kampin kuq e zi është e gëzueshme.
Këtë gjë e vërteton më së miri mbrojtësi kuq e zi, Mërgim Mavraj, i cili në paraqitjen e tij në konferencën për shtyp ka argëtuar gazetaërt dhe të pranishmit me muzikë nga celulari i tij.
Mavraj bën rolin e DJ-it duke vendosur telefonin e tij te mikrofoni dhe kaq ka mjaftuar të plasin të qeshurat e të pranishmëve në sallë.