INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kombëtarja prezanton fanellat e reja

Kombëtarja prezanton fanellat e reja

Publikuar më: 12:32 24-03-2016

Federata Shqiptare e Futbollit prezantoi në një ceremoni gala në sallën e Akademisë  së Arteve uniformat e reja të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, të përgatitura nga sponsori i ri teknik i kuqezinjve, “Macron” posacërisht për paraqitjen në Euro 2016.

Pas emocioneve të himnit Kombëtar të kënduar live nga tenori Kastriot Tusha, i takoi Etrit Berishës të prezantonte i pari uniformën e portierit, edhe pse unike, disi familjare për gardianin kuqezi që vishet me të njëjtën markë edhe te Lazio.

“Duket shumë e mirë, e kena dhe te ekipi i Lazios këtë Macron”.

Padyshim ilaritet në grupin e futbollistëve të Kombëtares në sallë në momentet që Berishës i duhet të bëjë modelin, tjetër tregues i atmosferës që ekziston në gjirin e kuqezinjve, ndërsa më pas i takoi Sokol Cikalleshit dhe Ansi Agollit të prezantonin tutën e stërvitjes.

Uniformat e dyta, me ngjyrën e bardhë u prezantuan nga garancia e mbrojtjes Mërgim Mavraj, dhe protagonisti i mrekullisë në Portugali, Bekim Balaj. Për De Biasin rëndësi kanë vlerat që përfaqëson kjo fanellë dhe ruajtja e unitetit në një moment delikat të përzgjedhjes së grupit për në Francë.

Nderi për të përfaqësuar  fanellën e tretë, në ngjyrë të zezë i takoi Shkëlzen Gashit dhe Taulant Xhakës. Ndërsa nuk mund të rrinte pa u ngjitur në skenë dhe kapiteni Cana, i vlerësuar gjerësisht jashtë vendit edhe për vlerat e tij si model apo më saktë përcjelljen e imazhit.

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499