INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mavraj përgatitet për debutimin, por e pret… derbi “i ferrit”

Mavraj përgatitet për debutimin, por e pret… derbi “i ferrit”

Publikuar më: 19:13 24-09-2018

PAOK-Aris nuk është kurrsesi një ndeshje dosido. Në Greqi, por jo vetëm, konsiderohet si një ndër 50 derbet më të zjarrta në futboll. Përballja mes dy ekipeve të urryera mes tyre në Selanik, ditën e mërkurë, mund të jetë edhe skena e parë për Mërgim Mavrajn, futbollistin e kombëtares.

Ende asnjë ndeshje zyrtare me Aris për mbrojtësin që u largua si lojtar i lirë nga Hamburgu, pas një eksperiencë që nisi mirë, por përfundoi si mos më keq. Trajneri i verdhezinjve, Paco Herrera, pritet ta aktivizojë titular 32-vjeçarin, që nuk luan një ndeshje zyrtare prej 17 shkurtit të këtij viti, në Bundesliga, në përballjen Hamburg-Leverkusen.

Në stadiumin “Tumbas” të Selanikut, shtëpia e PAOK-ut, pritet një atmosferë elektrizuese dhe euforike, por sigurisht që eksperienca e Mavrajt është aq e madhe saqë nuk do ta ketë të vështirë të menaxhojë presionin dhe tensionin.

Article Logic
Execution time: 0.00347900390625