Ajo që ishte paralajmërua, konfirmohet sot. “Palët janë në kërkim të akordit financiar. Gjasat janë që Mavraj të më bashkohet mua në Greqi”. Kështu paralajmëroi para dy ditësh Migjen Basha, mesfushori ynë kuqezi, i pyetur mbi mundësinë që Mërgim Mavraj të bëhej pjesë e Arisit të Selanikut, ku edhe ai u transferua kësaj vere. Kjo gjë është zyrtarizuar pikërisht ditën e sotme.
Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare ka firmosur kontratë 2-vjeçare me klubin helen. Ja si shkruan “thessports.gr”: “Aris e vuri “qershinë mbi tortë”, sa iu përket përforcimeve të kësaj vere, duke siguruar marrëveshje me Mërgim Mavraj, i cili do të forcojë qendrën e mbrojtjes së verdhezinjve.
32-vjeçari është larguar së fundi nga Hamburgu, pasi luajti 18 ndeshje sezonin e kaluar me të. Ai ka veshur edhe fanellën e klubeve të tilla si Këln, Greuther Furth, Bochum dhe Darmstadt. Mavraj është lojtar i ekipit kombëtar të Shqipërisë që nga viti 2012, me 43 paraqitje dhe 3 gola, bashkë me shokun e ekipit të tij të ri tashmë, Migjhen Basha”.