INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
May: Ose marrëveshja ime për Brexit ose asnjë tjetër

May: Ose marrëveshja ime për Brexit ose asnjë tjetër

Publikuar më: 16:42 18-09-2018

Kryeministrja May ka bërë një paraljmërim të fortë: Ose të mbështetet marrëveshja e saj për Brexit ose nuk do të ketë asnjë marrëveshje tjetër. Ky ishte një mesazh i qartë për mbështetësit e vijës së fortë të Brexitit në partinë e saj për një shkëputje pa marrëveshje të vendit të saj nga BE. Theresa May u kërkoi kundërshtarëve të saj në Partinë Konservatore që të mbështesin të ashtuquajturin plan të saj të Chequers-it për daljen e Britanisë së Madhe nga BE. Nuk ka mundësi të krahasueshme veç marrëveshjes së planifikuar prej saj, tha ajo për BBC-në. May ndodhet nën presion, sepse negociatat me BE për daljen nga BE në fund të marsit kanë ngelur në vend. Veç kësaj, për shkak të strategjisë së saj të Brexitit ajo ka kohë që është në qendër të kritikave edhe në partinë e saj. Ajo kërkon të krijojë një zonë të tregtisë së lirë me BE dhe të mbajë një pjesë të rregullave të përbashkëta. Shumë mbështetës të Brexitit kërkojnë nga ana tjetër një ndarje të qartë dhe kërcënojnë se do ta bëjnë të dështojë marrëveshjen e negociuar nën drejtimin e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939