INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mazhoranca kërkon shkarkimin e kreut të KQZ

Mazhoranca kërkon shkarkimin e kreut të KQZ

Publikuar më: 11:44 06-03-2019

Maxhoranca do të shkarkojë kryetarin e KQZ-së, në një kohë që ky institucion ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore. Në mbledhjen e djeshme, Konferenca e Kryetarëve ka përfshirë në kalendarin e punimeve 3 javore kërkesën e depozituar nga kreu i grupit socialist, Taulant Balla. 

Sipas socialistëve, në vitin 2017, kreu i KQZ nuk respektoi ligjin e dekriminalizimit në rastin e një kryebashkiaku të akuzuar nga mazhoranca si një ish-i dënuar. Klement Zguri drejton këtë institucion që pas marrëveshjes së 18 Majit Rama-Basha. Ai zëvendësoi në këtë detyrë ish-kryetarin Denar Biba, i cili dha dorëheqje dhe kaloi në postin e nënkryetarit.
Në KQZ opozita nuk ka dërguar përfaqësuesit e saj duke i lënë vakante karriget e tyre duke bërë që KQZ të funksionojë vetëm me 5 anëtarë. Madje dhe në votime Zguri ka qenë vendimtar në rrëzimin ose miratimin e propozimeve. Për shkarkimin e Kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve PS-së i mjafton shumicë e cilësuar votash sipas përcaktimeve në nenin 15 të kodit zgjedhor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039780139923096