INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mazhoranca: Moratorium 5 vjeçar për gjuetinë

Mazhoranca: Moratorium 5 vjeçar për gjuetinë

Publikuar më: 11:43 24-05-2016

Në komisionet parlamentare po diskutohet moratorium për gjuetinë. Komisioni përgjegjës, ai i Veprimtarisë Prodhuese diskutoi këtë nisëm mes debateve të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Opozita nuk shprehu kundërshtinë mbi këtë nisëm por për afatin që propozon shumica, duke kërkuar moratorium 10 vjeçar dhe jo 5 vite, siç parashikon shumica e majtë. Për demokratët
Genc Ruli:
“Moratorumi duhet për 10 vjet”.
Eduard Shalsi:
“Moratoriumi ka funksionuar, por është ende i brishtë. Duhet plumbosje e armëve. Duhet të nisë pregatitja e pojektligjit për gjuetinë”.
Moratorium 5 vjeçar për gjuetinë, pas kalimit në komisionet parlamentare, do të miratohet më në sallën plenare. Ndërkohë kjo nismë erdhi pas përfundimit të moratoriumit 2 vjeçar të gjuetisë, i cili u miratua menjëherë pas ardhjes në pushtet të maxhorancës së majtë.

Article Logic
Execution time: 0.0033538341522217