INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mazhoranca rrëzon kandidaturën e presidentit për Bahri Shaqirin në krye të KLSH-së

Mazhoranca rrëzon kandidaturën e presidentit për Bahri Shaqirin në krye të KLSH-së

Publikuar më: 17:02 31-01-2019

Bahri Shaqiri nuk ia ka dalë dot që të drejtojë institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Parlamenti ka vendosur me 77 vota të mazhorancës që të rrëzojë kandidaturën e paraqitur nga Presidenti Ilir Meta.

Kjo është kandidatura e dytë e Metës që rrëzohet nga mazhoranca, pas rrëzimit të kandidaturës së parë, atë të Vitore Tushës, anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Kandidatura e parë u rrëzua me pretendimin se zonja Tusha që ka kaluar procesin e vettingut, është e domosdoshme për të qenë anëtare e gjykatës më të rëndësishme në vend.

Pak ditë më parë, Komisioni parlamentar i Ekonomisë rrëzoi kandidaturën e dytë të Metës, atë të Bahri Shaqirit, njëkohësisht këshilltar i tij dhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Kreu i komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj është shprehur se emri i paraqitur prej Presidentit nuk plotëson kriteret e përcaktuara në Kushtetutë për të drejtuar këtë institucion. Ndërsa vetë Shaqiri ka nënvizuar se ka eksperiencën dhe plotëson kriteret për të drejtuar institucionin.

Article Logic
Execution time: 0.0027050971984863