INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mazhorancën e 'tradhtojnë' 12 deputetë, ja çfarë bëri Gramoz Ruçi!

Mazhorancën e 'tradhtojnë' 12 deputetë, ja çfarë bëri Gramoz Ruçi!

Publikuar më: 12:25 20-09-2018

Edhe pse PS ka numrin më të lartë të deputetëve, sot mungoni 12 deputetë. Partia Socialiste e ka pasur të pamundur të fusë në rendin e ditës një marrëveshje të cilën kërkoi ta miratojë me procedurë të përshpejtuar.
Nga radhët e PS-së mungonin 12 deputetë, po ashtu nga tabela elektronike bie në sy mungesa e Tom Doshit, Robert Bitrit dhe Dritanin Bicit të PDIU-së.
PS ka kërkuar ndërprerjen e seancës, ndërkohë që Gramoz Ruçi ka ndërprerë votimin duke mos shfaqur në tabelën elektronike prezencën reale.
Kur rinisi seanca, kuorumi ishte plotësuar me plot 72 deputete në sallë. Ndërkohë Kryeprokurorja Arta Marku raportoi në parlament për punën e prokurorisë ne vitin 2017.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047