Disa ditë më parë, moderatorja e njohur Luana Vjollca shprehu dëshirën publikisht për ta pasur Lori Hoxhën të ftuarën speciale të puntatës së parë të “Shiko kush luan”.
Lori i ktheu përgjigje pozitive dhe me sa duket e ka mbajtur fjalën. Ajo sapo ka publikuar një foto ku duket në studion e “Shiko kush luan”.
“Sa mirë të jesh këtu sërish”, shkruan Lori, duke qenë se sezonin e parë ishte në panelin e të ftuarëve bashkë me motrën e saj, Sarën. Kujtojmë se “Shiko kush luan” rikthehet për një tjetër sezon në 26 shtator dhe me sa duket premton shumë surpriza.