INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbahen sot në Rusi zgjedhjet presidenciale. Putin në pritje të mandatit të katërt

Mbahen sot në Rusi zgjedhjet presidenciale. Putin në pritje të mandatit të katërt

Publikuar më: 11:28 18-03-2018

Mbahen sot zgjedhjet presidenciale të Rusisë, ku  Vladimir Putin po kërkon të qëndrojë në pushtet me një mandat të katërt. Mbi 110 milionë rusë do të thonë fjalën e tyre se kush do të jetë presidenti i ardhshëm. Votimi është i rëndësishëm pasi ai do të tregojë se sa i fortë është zotërimi i Putinit në pushtet. Votimi filloi në lindjen e largët të Rusisë  në orën 20:00 të shtunën dhe u hap në Moskë nëntë orë më vonë. Rezultatet e votimeve priten të dalin të dielën vonë. Putin shpreson të udhëheq vendin për një periudhë tjetër gjashtëvjeçare ndërsa përballet me shtatë kandidatë të tjerë. Ai tha se do të shihte si sukses çdo votim që i jep "të drejtën për të kryer detyrat e presidentit". Komentet e tij u bënë në televizionin kombëtar, ndërsa ai votoi në Moskë. Rivalët e Putinit përfshijnë një komunist milioner, Pavel Grudinin, një ish-drejtuese televizive, Ksenia Sobchak dhe nacionalist veteran Vladimir Zhirinovsky. Udhëheqësi kryesor i opozitës, Aleksei Navalny, është ndaluar të qëndrojë, për shkak të një dënimi për mashtrim që ai e ka konsiuderuar si të motivuar politikisht. Navalny u ka kërkuar votuesve të bojkotojnë zgjedhjet. Manjati i Straëberry i njohur si kandidati “luleshtrydhe” është gjithashtu në mesin e sfiduesve të Putinit. Vladimir Putin, 65 vjeç, ka qenë udhëheqësi dominues i Rusisë që nga viti 1999, ose si president apo kryeministër. Në disa rajone, rusët po inkurajohen të votojnë  në këmbim të ofertës së ushqimit të lirë dhe zbritjeve në dyqanet lokale. Kjo sipas raporteve të medieve lokale. Një pjesëmarrje 100% u raportua në disa zona të largëta lindore. Agjencia e lajmeve Interfax citoi një zyrtar zgjedhor të thoshte se çdo banor në gjashtë fshatra në gadishullin Kamçatka kishte votuar. Pjesëmarrja e njëjtë ishte raportuar në katër fshatra në rajonin Chukotka. Votimi i së dielës është i pari në Krime pasi Rusia e mori rajonin nga Ukraina. Zgjedhjet bien në përvjetorin e katërt të një traktati, të nënshkruar nga Presidenti Putin, duke deklaruar zyrtarisht Krimenë pjesë të Rusisë pas aneksimit të saj. Ky veprim u kontestua ashpër nga Kievi dhe rriti tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit. Si rezultat, rusët që jetojnë në Ukrainë nuk janë në gjendje të marrin pjesë në votimin e së dielës, sepse qasja në misionet diplomatike ruse u bllokua nga qeveria e Kievit.

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249