INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbahet marshi i parë i LGBTI-s në Prishtinë, Dua Lipa uron në shqip [FOTO]

Mbahet marshi i parë i LGBTI-s në Prishtinë, Dua Lipa uron në shqip [FOTO]

Publikuar më: 16:49 10-10-2017

Sot, Për herë të parë në Kosovë, në rrugët e Prishtinës, u organizua “Parada e Krenarisë” me qëllim ngritjen e vëtëdijes qytetarë për personat e komunitetit LGBTI.
Me flamurin që përfaqëson këtë komunitet, me pankarta në duar dhe nën tinguj të muzikës ata u bën thirrje politikës së Kosovës që të vendosin të drejtat e LGBTI në axhendat e tyre politike. Parada shkoi shumë qetë dhe pa incidente duke marrë vlerësimin edhe të figurave më të larta politike.
Ndërkohë, Ishte këngtarja shqiptare Dua Lipa e cila nuk e fshehu gëzimin dhe vlerësimin për këtë paradë, së cilës i dedikoi edhe disa fjalë shqip. 4ba5b766fc8c180bbe9d1751735e5f528b44b620.jpg

Në një status në Twitter, Dua shkruan: “Kosova pati paradën e parë të krenarisë sot në Prishtinë. Dashuria është dashuri. Në emër të dashnisë”.

fgs.png

Dua Lipa është një ndër artistet më të dashura në Shqipëri, dhe jo vetëm...

Article Logic
Execution time: 0.0039248466491699