INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbahet meshë për Konstandinos Kaçifan, flet Historiani: Erdhën grekë të Forcave Speciale...

Mbahet meshë për Konstandinos Kaçifan, flet Historiani: Erdhën grekë të Forcave Speciale...

Publikuar më: 18:47 04-11-2018

Një javë pas vrasjes së ekstremistit grek nga forcat RENEA, Konstantinos Kaçifa në Bularat të Gjirokastrës, pasi qëlloi me armë mbi policinë shqiptare, sot është zhvilluar një meshë në kishën e këtij fshati.

Në një status në rrjetin social Facebook, historiani Arben Llalla shkruan se në këtë meshë ka patur prani edhe të Forcave Speciale të ushtrisë greke.

“Sot në kishën e Bularatit janë parë njerëz të ardhur nga Greqia me veshje të forcave speciale të ushtrisë greke. Njeriu me bluzë të zezë është njeri nga forcat greke…”,-shkruan Llalla.

Në foton e publikuar nga historiani shihen banorë të këtij fshati me qirinj nëpër duar teksa zhvillojnë meshën e kësaj të diele.

grekuuuu.JPG


Konstantinos Kacifa u vra 7 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Përvec ekspertëve mjeko-ligjor grek, trupin e Kacifas, e pa edhe një mjek ligjor grek, si edhe avokati i familjes, i cili pranoi faktin se i riu nuk ishte vrarë nga afër por nga larg. Avokati paralajmëroi se familja do të tërhiqej nga ekspertiza e dytë. Trupi i Kacifa ndodhet në morgun e QSUT-së në Tiranë, pasi u soll për tju nënshtruar për herë të dytë autopsisë, pas kontenstimeve të familjes dhe kërkesës së palës greke.

Article Logic
Execution time: 0.0043799877166748