Paraditja mbetet me kthjellime dhe vranësira të shkurtra në të gjithë territorin deri në mesditë ku pritet fuqizim i vranësira dhe rrebeshe shiu në Qendër dhe Jug, por shira afatshkurtër në Veriperëndim. Pasditja vijon me shira të përkohshëm në Qendër dhe Juglindje, ndërsa gradualisht kthjellohen zonat Perëndimore.
Sipas Meteoalb era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h, ndërsa në det vijon dallgëzimi 2-3 ballë. Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 3 gradë në mëngjes dhe mesditë, më e ndjeshme rënie pritet në zonat Lindore.