INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbajini sa më larg! Njihuni me 4 llojet e miqve që nuk ju duhen në jetë

Mbajini sa më larg! Njihuni me 4 llojet e miqve që nuk ju duhen në jetë

Publikuar më: 22:24 22-10-2018

Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë mësojmë për jetën, por edhe për miqtë. Është shumë e rëndësishme që të jemi të rrethuar gjatë gjithë kohës me njerëz të mirë që na bëjnë të ndihemi të lumtur dhe të mos na e vështirësojnë jetën. Miqtë janë familja që ne zgjedhim, prandaj është e rëndësishme që të bëjmë zgjedhjet e duhura. Ndonjëherë pa e kuptuar qëndrojmë me miq që nuk na bëjnë të ndihemi mirë. Tani është koha që të shikoni rreth e rrotull jush për të kuptuar nëse këta miq ia vlejnë ose jo. Ka 4 lloje miqsh që nuk ju duhen në jetë:


Ankuesi

Është kaq e lodhshme të jetosh në një botë plot me ankesa të vazhueshme. Diçka vërtet nuk shkon, por jetës duhet të mundohesh t'i marrësh më të mirën. Kur ne kalojmë shumë kohë me një mik që vetëm ankohet, fillojmë edhe ne të ankohemi. Në fakt një studim i kryer së fundmi tregon se studentët që e ndanin dhomën me një shok ankues, e fillonin vitin shkollor me nota pozitive dhe e përfundonin me nota të ulëta.

Mikun që thotë gjithmonë "JO"

Këta njerëz janë kudo. Në familje, në grup shoqëror, të gjithë e njohim një njeri që thotë "JO" gjithmonë për çdo gjë. Nuk ka rëndësi se çfarë po i kërkoni, ata do të përgjigjen gjithmonë me jo.

Dyshuesi

Dyshuesi është më i rrezikshëm se miku që thotë jo, pasi ai që dyshon çdo gjë dhe nuk ju beson asnjëherë. Ai ka vazhdimisht pyetje dhe pyetje dhe gjithmonë gjen diçka që nuk shkon. Është kaq lodhëse të rrish me një njeri të tillë, pasi të bëjnë të dyshosh edhe për veten. Mbani larg vetes njerëzit që dyshojnë tek aftësitë dhe talenti juaj.

Miku fallso

Është shumë e lehtë për t'u thënë, por mbani larg vetes miqtë fallso. Ata publikojnë një foto në Instagram teksa pretendojnë se po bëjnë qejf vetëm dhe vetëm për t'ju bërë juve xheloz, sipas revistaclass. Miqësia me një mik fallso ju bën të ndiheni keq për jetën që keni, pasi ata gjatë githë kohës flasin për një jetë imagjinare, jo për jetën që kanë në të vërtetë.

Article Logic
Execution time: 0.0038278102874756