INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mbajtja e takave dëmton. Nëse përdoren çdo ditë ndikojnë në shtyllën kurrizore [VIDEO]

Publikuar më: 14:45 14-04-2017

Mbajtja e këpucëve me taka është gjithmonë joshëse për një femër. Si për elegancën ashtu edhe për gjatësinë disa cm që mund t`u shtojë. Por veshja e tyre çdo ditë ka ndikim negativ në shëndet.
Kirurgët shpjegojnë se çfarë i ndodh trupit tonë kur veshim taka të larta. Në radhë të parë ndikimi ndjehet në shtyllën e saj kurrizore. Aty krijohet një mos balancim pasi pesha trupore e vajzës zhvendoset mbrapa duke bërë që nyjet e fundshpinës të tendosen. Kjo sjell edhe dhimbje në zonën e belit. Veshja rregullisht e këpucëve të larta mund të sjelle dhe ndrydhje të kycit të këmbës, deformim të thembrave, dëmtim të gishtërinjve dhe të thonjve të cilat mund të fillojnë të rriten nën mish. Kur jeni me taka, gishtërinjtë tuaj janë në një pozicion jo normal dhe kjo bën që të mundoni më shumë muskujt, të peshoni mbi gjunjë dhe rrjedhimisht kjo shkakton edhe dhimbje. Pesha që e vendosni mbi gishtërinj e ngarkon boshtin kurrizor, i jep më shumë presion gjunjve, shpinës dhe ijeve duke dëmtuar edhe nervat.

Article Logic
Execution time: 0.0040810108184814