Ai është një prej reperëve më të dashur për publikun shqiptar dhe e shohim mjaft aktiv në rrjete sociale me pastime nga përditshmëria e tij.
Së fundmi Majk ka ndarë me ndjekësit e tij fiksimin që ka me të brendshmet.
Ai ka publikuar një foto me tre pako të reja të bokserave, ku tregon fiksimin e tij për të blerë gjithmonë të njëjtat.
“Mos mendoni që kam vetëm një palë boksera, që nuk i ndërroj kurrë. Për të gjithë ju që iu bie të më shikoni bokserat”, shkruan mbi foto reperi.