Pas një fundjave me mot të paqëndrueshëm, duket se moti të vazhdojë i tillë dhe gjatë kësaj jave, ku priten shira dhe temperatura të ulëta.
Sinoptikanët tregojnë se që prej pasdites së të hënës, në gjithë vendin do të nisin reshjet e shiut, të cilat do të na shoqërojnë në intervale deri në fundjavë. Gjithashtu pritet që temperatura më e ulët të jetë ditën e martë dhe të mërkurë, ku termometri do të shënojë 23-24 Gradë Celsius maksimumi. Ndërsa vlerat minimale do të kenë rënie të lehtë, ku gjatë mëngjesit do të shënojnë 6-7 Gradë Celsius.
Pas kësaj jave, sinoptikanët parashikojnë që temperaturat ti kthehen vlerave tipike të muajit maj, ku nuk mënjanojnë as mundësinë e ngritjes së temperaturave deri në 30 gradë.