Bëhet fjalë pikërisht për aktorët me famë Hollywood-iane Jean Claude Van Damme dhe Mel Gibson dhe shkak për këtë ardhje është bërë filmi “Fighting for Love”, me skenaristin dhe regjisorin shqiptar Fatmir Bardhoci, i cili është bërë shkak për sjelljen e dy aktorëve në Shqipëri.
Në një intervistë për “Diagnozë”, Bardhoci është shprehur se me datë 2 korrik aktorët do të nisin xhirimet në qytetin e Pogradecit.
Van Damme do të luajë rolin e Ilir Van Damme, ndërkohë që priten të mësohen më shumë detaje nga ky film.
Filmi ka si tematikë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe përfshin skena edhe gjatë periudhës së komunizmit.
Është mësuar se filmi ka skena të xhiruara në Katar, SHBA dhe së fundmi do të ketë edhe në Shqipëri.