Kur bëhet fjalë për Victoria Secret dhe gjithçka ka te bëjë me atë, ne ndalin frymën për të mësuar se çfarë ndodh. Epo ja ku po ju themi se E News ka konfirmuar që shfaqja e 5 dhjetorit e brandit më të njohur në botë për veshjet intime për femra, Victoria’s do të na sjelle ëngjëj në Paris! Ka shumë zëra lart e poshtë se dy motrat Bella dhe Gigi Hadid do të bashkohen për herë të parë në këtë sfilatë.
Gjithashtu flitet edhe për një rikthim të mundshëm të bukuroshes amerikane Kendall Jenner. Por, jo vetëm kaq! Nëse thashethemet janë të vërteta, Kendall dhe motrat Hadid do të sfilojnë me të brendshmet sexy së bashku me yjet e tjera veterane si: Adriana Lima, Alessandra Ambrosio dhe Lily Aldridge, si dhe Elsa Hosk, Jasmine Tookes, Josephine Skriver, Lais Ribeiro, Martha Hunt , Romee Strijd, Sara Sampaio, Stella Maxwell Taylor dhe Hill.
Duke ditur që në këto raste të mund padurimi, Victoria ka sfiduar çdo ndjekës në llogaritë e rrjeteve sociale këtë javë me postime të shumta.
We ❤️ surprises so here’s a BIG one for @GiGiHadid at the #VSFashionShow castings! See you on the runway, Gigi ? pic.twitter.com/DWZbecUIfn
— Victoria's Secret (@VictoriasSecret) October 29, 2015
E dimë, nuk mund të presim deri më 5 dhjetor por... nuk kemi zgjidhje tjetër nëse flasim për diçka të tillë!