INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbani larg nga teknologjia fëmijët! Arsyet…

Mbani larg nga teknologjia fëmijët! Arsyet…

Publikuar më: 11:50 04-11-2018

Fëmijët e vegjël mbajini larg teknologjisë. Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqëria e Pediatrisë Kanadeze tregojnë se foshnjat e moshës 0-2 vjeç nuk duhet të kenë fare ekspozim ndaj teknologjisë, ata nga 3-5 vjeç të lejohen vetëm një orë në ditë dhe fëmijët 6-18 vjeç të mjaftohen me 2 orë në ditë. Po në fakt fëmijët që u morën në studim thanë se e përdorin teknologjinë 4-5 herë më shumë nga sa është rekomanduar, por kjo sipas studiuesve mund të kenë pasoja të rënda dhe shpesh kërcënuese për jetën. Pajisjet si telefonat celularë, tabletat, lojëra elektronike, janë rritur në mënyrë dramatike në qasjen dhe përdorimin e teknologjisë, sidomos nga fëmijët shumë të vegjël. Efektet negative që sjell përdorimi i teknologjisë tek fëmijët e vegjël sipas psikologëve janë dëmtimi i trurit, pasi nga mosha 0 dhe 2 vjeç, truri foshnjës rritet trefish në madhësi. Po mbajtja paranë e pajisjeve teknologjike kufizon kohën e reagimeve, shpërqëndron vëmendjen dhe rrit impulsivitetin.
Një në tre fëmijë që kanë përdorur më shumë seç lejohet teknologjinë në Amerikë dhe Kanada kanë hyjnë në shkollë me vonesë zhvillimore, duke ndikuar negativisht në të mësuarit dhe arritje akademike. Teknologjia jep efektin e pasivitetit, përgjumjes dhe dembelizmit ndryshe nga lëvizja e cila rrit vëmendjen dhe aftësinë e të mësuarit.
Fëmijët, të cilët i kanë të lejuara pajisjet teknologjike në dhomat e tyre kanë 30% mundësi të bëhen obezë dhe të vuajnë më pas nga diabeti. Një në katër Kanadez, dhe një në tre fëmijë në SHBA janë obezë. Sipas studimit për shkak të obezitetit, fëmijët e shekullit të 21 mund të jenë brezi i parë, shumë prej të cilëve nuk do të jetojnë më gjatë se prindërit e tyre. Po kështu teknologjia me tepri ndikon negativisht dhe në shëndetin mendor. Një në gjashtë fëmijë në Kanada ka një sëmundje mendore, shumë prej të cilëve janë me mjekime të forta si psikotropet.

Article Logic
Execution time: 0.0039560794830322