INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbani larg telefonin, rrezatimi prek kujtesën e të rinjve

Mbani larg telefonin, rrezatimi prek kujtesën e të rinjve

Publikuar më: 16:01 13-08-2018

Fusha elektromagnetike me frekuencë të lartë është një ndikues në shëndetin e njerëzve.  Studimet më të fundit tregojnë se sa më afër telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera elektronike të jemi aq më shumë trupi ynë përballet me rrezatim.

Por hulumtimet për efektet e që rrezatimi ka në trupin tonë kanë qenë të pakta deri tani.

Një studim i Institutit që kujdeset për efektetet e telefonëve mbi adoleshentët kanë vëzhguar efektet që ekspozimi ndaj fushës elektromagnetike ka në performancën e kujtesës te gati 700 të rinj në moshën 12 dhe 17 vjeç.

Sipas studimit, zhvillimi i funksioneve të memories në tru është veçanërisht i rëndësishëm deri në moshën 15 vjeçare, sidomos kur kodon, rifiton dhe përpunon të dhëna dhe u konstatua se rrezatimi i telefonit celular mund të ketë efekte negative në performancën e kujtesës.
 
Kujtesa jonë figurore, e cila gjendet kryesisht në hemisferën e djathtë të trurit tonë, është përgjegjëse ndër të tjera për të na mundësuar të kujtojmë forma dhe shifra.
 
Adoleshentët që mbanin telefonin e tyre në veshin e djathtë ishin më të prekur. Studimi gjithashtu zbuloi se sa më larg pajisja ishte nga truri, aq më pak rrezatimi e preku trurin dhe performancën e kujtesës.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715