INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbani shënim me laps dhe letër! Mësimet dhe mesazhet që kemi marrë nga Ariana Grande nëpërmjet këngëve të saj

Mbani shënim me laps dhe letër! Mësimet dhe mesazhet që kemi marrë nga Ariana Grande nëpërmjet këngëve të saj

Publikuar më: 15:50 26-06-2019

Ariana Grande është emri më i lakuar në botën e muzikës botërore.Ajo është një ndër artistet më të komentuara dhe që bën zhurmë gjthmonë që shfaqet. Ariana është e preferuara e adoleshëntëve dhe muzika e saj dëgjohet shumë nga ata. Duhet të thkesojmë se çdo produksion muzikor që ajo lançon do të kthehet mënjëherë në hit dhe do të marri një vëmendje të madhe. Bishti i saj i gjatë dhe stili i Arianës i veçantë ka bërë që ajo të bëjë diferencën në botën e muzikës dhe të krijojë individualitetin e saj. Gjatë karrierës së saj, Grande na ka dhënë edhe plot mesazhe e këshilla nëpërmjet këngëve të saj.

Gjithmonë në çdo produksion muzikor që do lançojë, ajo do theksojë faktin se është shumë krenare që është kaq feministe. “God is a Woman” i thotë të gjitha vetëm nëpërmjet titullit.

"God Is A Woman" është shoqëruar me një klip që me plot gojë mund ta quajmë fenomenal. Ajo dihet që e pëlqen dhe është e fiksuar pas hapësirës, kozmosit e çdo gjë që nuk mund të shihet nga këtu, prandaj ajo e transporton vetën në një planet tjetër, atje ku Zoti është një Grua sipas saj dhe këtë rol e interpreton ajo.

ariana-grande-godisawoman.jpg

 

“Thank Y, Next” ka qenë një ndër produksionet më të komentuara nga Ariana Grande. Kjo këngë erdhi fill pasi ajo u nda nga Pete Davidson. E zhgënjyer nga jeta e saj sentimentale, ajo realizoi një këngë ku bëri bashkë gjithë ish të dashurit. Duke treguar që nuk mban mëri me asnjërin prej tyre, po përkundrazi i falendron.

Por përpos të tjerave, kjo këngë na mëson edhe shumë gjëra të rëndësishme:

Për shembull të dëgjojmë zemrën
Ariana Grande nëpërmjet kësaj kënge na ka thënë se dashuria është e bukur dhe asapk një ndjenjë e sforcuar dhe se ju nuk mund ta detyroni veten të qëndroni në një marrëdhënie nëse zemra ju thotë diçka tjetër.

Duhet të qëndrojmë të duruar
Të jesh në një lidhje kërkon shumë durim dhe mbi të gjtha të jesh shumë i vëmendshëm ndaj partnerit. Pavarësisht pengesave dhe vështirësive që do te hasni rrugës, ju duhet të qëndroni të duruar thotë Ariana Grande. Ju duhet të përpiqeni që ta kutponi partnerin dhe ta trajtoni njëri-tjetrin me respekt.

Ta trajtojmë veten tuaj gjithmonë si një princeshë
Gjtihmonë duhet të jemi transparente me dëshriat dhe nevojat tona. Sipas Ariana Grande ju kurrë nuk duhet të vendosni për dikë që nuk është i duhuri për ju pasi është një humbje e madhe kohe dhe ju meritoni më të mirin. Pra, vajza, Ariana na thotë që gjejme dike që e kupton gjuhën tonë të dashurisë dhe vlerat tona.

Kur mbyllet një marrëdhënie, të dy palët do ta ndjejnë dhimbje
Është e pashmangeshme, le ta pranojmë, ka thënë Ariana Grande.! Por gjithashtu duhet ta pranojmë që një marrëdhënie toksike duhet që ta lemë të shkojë pasi është më e mira për të dy. Mund të duket klishe, por dhimbja që shkakon një lidhje është e përkohshme.

0463137787901b188251e6eb95371aea.jpg

 

Pavarësisht të gjithave, njerëzit nuk vijnë rastësisht në jetën tonë, kështu që duhet t’ju jemi mirënjohës, pasi diçka na kanë mësuar apo na ka dhënë.

Nëpërmjet këngës “7 Rings”, Ariana Grande na ka treguar se çdo gjë që ajo dëshiron në jetë do ta marri.

Ariana-Grande-7-Rings.jpg

 

"Break with your grilfriend, I'm bored" është kënga që ka ngjallë shumë diskutime, ku duhet të themi se gjithçka është keqkuptuar.

Fillimisht të gjithë menduan se Ariana po i thoshte të dashurit të një vajze tjetër të ndahej prej saj sepse Ariana ishte e emërzitur. Pas videos, të gjithë menduan se Ariana po përpiqej të tregonte se është lezbike pasi puth vajzën në fund. Epo as njëra e as tjetra nuk qëndrojnë. Mesazhi që kënga e videoja duan të përcjellin është më i madh.

Në fakt vajza tjetër në videoklip është vetë Ariana, por në të shkuarën, në një prej lidhjeve të saj,cila është mërzitur të qenit gjithmonë në një lidhje dhe të varesh tek dahsuria e dikujt tjetër.
Në fund Ariana pranon se të duash veten si fillim është dashuria nga e cila duhet të fillojë gjithçka, ndaj dhe ajo puth në fund (vajzën tjetër) pra veten, për të treguar se tani ajo po i kushton më shumë rëndësi vetes dhe po tregon më shumë dashuri për veten, gjë të cilën në lidhjet emëparshme nuk kishte patur mundësi t'a bënte sepse ishte më tepër e fokusuar tek partneri se sa tek vetja. Epo mendojmë se ky është mesazhi më i rëndësishëm që duhet të përcjellim, e jo t'i themi të dashurve të vajzave të tjera të ndahen!

Ariana-Grande-Break-Up-2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003882884979248