Një 47-vjeçar nga Lezha është arrestuar nga polica për armë mbajtje pa leje.
Ngjarja është zbuluar pas një aksidenti ku Astrid Nimani është përfshirë, në momentin që ka ardhur policia 47vjeçari është munduar të fsheh armën.
Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga përfundoi Astrid Nimani. Bashkë me të është arrestuar edhe Oltion Vuka, 39 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e D.M.24 vjeç, banues në Lezhë.
Të njëjtat burime sqarojnë se se Nimani, në aksin rrugor Shëngjin - Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Audi në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga ku për pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
"Në momentin që ka shkuar policia në vendngjarje, shtetasi A.Nimani i ka dhënë armën e zjarrit tip pistoletë shtetasit D.M. për ta fshehur, e cila është gjetur e hedhur në oborrin e një banese aty afër ku dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale", sqaron policia.
Shtetasi D.M. ka arritur të largohej pasi veprimet e punonjësve të policisë për zbardhjen e së vërtetës janë penguar nga shtetasi O.Vuka.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.