Dy prindër në Shtete të Bashkuara të Amerikës u dënuan me burgim të përjetshëm pasi u shpallën fajtorë për torturë dhe rrëmbim të 12 fëmijëve të tyre, të cilët jetonin prej vitesh në kushte çnjerëzore.
Janë dënuar me burgim të përjetshëm David e Louise Turpin, prindërit – përbindësh në Los Angeles. Ata mbanin prej vitesh të mbyllur në kushte cnjerëzore 12 fëmijët e tyre, të lidhur pas shtratit, të kequshqyer, pa u larë.
Ata nuk luanin nuk shkonin në shkollë.
Dy nga fëmijët ishin të pranishëm në sallën e gjyqit dhe akuzuan prindërit e tyre se u kishin vjedhur jetën. Të dy prindërit u kërkuan falje fëmijëve duke u thënë se ishin nisur nga qëllime të mira.
Të dy të dënuarit u zbuluan kur një prej vajzave, 17 vjeç, arriti të largohej nga shtëpia duke dhënë alarmin tek forcat e rendit.