Kylian Mbappe shënoi 4 herë në harkun kohor të 20 minutave, ndërsa PSG krijoi historinë në Ligue 1, me 9 ndeshje rradhazi të fituara. Kjo nuk kishte ndodhur që në vitin 1936-37, kur këtë rekord e mbante Olympique Lillois.
Neymar ishte ai, që e hapi i pari rrjetën me anë të një penalltie dhe pjesa e parë u mbyll me dy kartona të kuq, nga një për çdo skaudër.
Më pas, në pjesën e dytë Mbappe niset vrullshëm duke shënuar 4 gola rradhazi dhe duke lënë me “gojë të hapur” të gjithë të pranishmit, në një mbrëmje të paharrueshme për ekipin francez.