Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe ka vendosur vërtet një rekord të admirueshëm pasi është bërë futbollisti më i ri që ka shënuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Talenti që po mahnit Europën ka shënuar golin e vetëm në humbjen 2-1 përballë Juventusit. Kylian Mbappe 18 vjeç e 140 ditë është futbollisti më i ri që ka shënuar në këtë fazë të Ligës së Kampioneve.