Merkato është mbyllur prej më pak se një muaji, por e ardhmja e Paul Pogba vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara të shtypit europian. Mesfushori francezka qenë shumë afër Barcelona-s në verë, por kohët e fundit janë kthyer zërat që flasin për një kthim të tijin tek Juventus.
Sipas “Don Balon”, një nga siguritë e pakta në këtë moment është dëshira e Manchester United, që duket se ka vendosur ta “sakrifikojë” kampionin e botës për një ofertë prej 100 milionë eurosh, në mënyrë që të financojë operacionin “Mbappe”.
Sipas portalit spanjoll, “Djajtë e Kuq” janë gati të bëjnë një çmenduri për sulmuesin francez, të cilin mund ta bëjnë një nga më të paguarit në botë.