Sikurse çdo vit, pas festave në pikën kufitare të Kapshticës janë regjistruar radhë të gjata të shqiptarëve të cilët presin të kthehen në jetën e tyre të përditshme.
Mësohet se dhjetëra automjete presin në radhë prej disa orësh në pikën kufitare.
Ndërkohë, pala shqiptare është duke punuar me 4 sportele dhe ajo greke është duke punuar me 3 sportele .