Ronela Hajati dhe Young Zerka janq komentuar gjatë për një lidhje romantike mes tyre.
E megjithatë asnjëri nuk e ka pranuar publikisht dhe të dy kanë vazhduar me postimet dhe suportin ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Por, ndonëse nuk e pranuan kurrë, se fundmi burime pranë ‘Prive’ kanë treguar se mes Ronelës dhe Young Zerkës çdo gjë ka marrë fund.
Burime pranë çiftit kanë rrëfyer se dy artistët e njohur i kanë dhënë fund romancës disavjeçare.
Siç mund të shihet dhe në rrjetin sociale ‘Instagram’, Zerka dhe Ronela nuk ndiqen më.