INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon seanca e gjyqit për 23 protestuesit! Banorët e Kukësit në ankth për vendimin...

Përfundon seanca e gjyqit për 23 protestuesit! Banorët e Kukësit në ankth për vendimin...

Publikuar më: 12:41 04-04-2018

Përfundon seanca e 23 të ndaluarve në Kukës dhe pasi janë dëgjuar të gjitha dëshmitë, gjyqtarja është tërhequr për të marrë vendimin.
Mësohet se Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 11 prej tyre, 5 arreste shtëpie, ndërsa për 7 të tjerët detyrim paraqitje. Por fjalën e fundit do ta thotë gjyqtarja Alma Ahmeti.
23 të arrestuarit më herët janë shprehur se ata nuk kishin asnjë qëllim politik, dhe se revolta e tyre ka qenë për shkak të kushteve të vështira ekonomike, në të cilën ndodhen. Ndërsa familjarët e tyre janë në ankth dhe po presin që në orët e para të mëngjesit për të mësuar masën e sigurisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034542083740234