INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbaruan festat, fluks në pikat kufitare nga largimet e emigrantëve

Mbaruan festat, fluks në pikat kufitare nga largimet e emigrantëve

Publikuar më: 10:48 03-01-2019

Pasi kaluan natën e ndërrimit të viteve me familjarët, shumë emigrantë kanë nisur të largohen drejt vendeve ku ata jetojnë dhe punojnë. Shumë familje emigrantësh po kthehen në vendet e Bashkimit Europian ku jetojnë e punojnë, duke shfrytëzuar tragetet e linjave detare që lidhin Portin e Durrësit me portet italiane të Barit e Ankonës.

Natën e kaluar, me 3 tragetet e linjës u larguan afro 2.000 persona, ndërsa pritet që fluksi i udhëtarëve drejt Italisë të shtohet në fundjavë.
Pavarësisht uljes së ndjeshme të temperaturave natën e kaluar e në vazhdim, në grafikun e lëvizjes së trageteve nuk janë regjistruar vonesa.
Anijet e tonazhit të vogël e të mesëm, pas paralajmërimit të autoriteteve detare kanë marrë masat për të shmangur incidentet, e shumë prej tyre kanë pezulluar lundrimet në pritje të përmirësimit të kushteve të motit.
Gjatë muajit dhjetor, mbi 55 mijë udhëtarë vendas e të huaj kanë lëvizur nga Porti i Durrësit, me tragetet e linjave detare Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, e kthim. Në të njëjtin muaj, tragetet transportuan drejt Durrësit edhe mbi 3.500 kamionë dhe trajlerë, me mallra të ndryshëm importi për nevojat e tregut vendas.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992