INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbase është dhe çudi shqiptare? Dy rektorë nën hetim nga Krimet e Rënda...[FOTO]

Mbase është dhe çudi shqiptare? Dy rektorë nën hetim nga Krimet e Rënda...[FOTO]

Publikuar më: 15:22 18-04-2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet për dy njerëzit e botës akademike për veprat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës duke u ndryshuar kështu arena e përplasjeve mes profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, të konflikuar dy muaj më parë dhe gjatë një takimi me Ramën. Sipas TCH, Rektori i UT, Mynyr Koni dhe Dekani i Ekonomikut Dhori Kule pritet ta kalojnë sërish pragun e godinës së qelqtë, pa u mbushur viti nga prezenca e tyre si dëshmitarë në procesin ndaj të pandehurit Emiliano Shullazi.

Kësaj radhe dy profesorët që dikur ishin miq dhe mbështetës të njëri-tjetrit janë përballë për një dosje tjetër që është hapur nga prokurorët e Krimeve të Rënda mbi dyshimet e korrupsionit, për mënyrën se si janë zhvilluar tenderat.
Një burim i tha TCH se pas kallëzimeve të dorëzuara pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda po verifikohen tenderat e zhvilluar jo vetëm gjatë kohës kur në krye të Rektoratit gjendet profesori Koni, por edhe tenderat në periudhën e drejtimit nga ish-Rektori Kule, aktualisht dekan i ekonomikut.
Për shkak të sekretit hetimor, prokuroria nuk jep detaje për zhvillimin e hetimeve. Ajo që dihet është se Kule ka qenë një nga mbështetësit e Konit për të marrë drejtimin e rektoratit, një garë gjatë të cilës nisën hetimet për kërcënimin e Mynyr Konit nga Emiliano Shullazi, por më pas ata u konfliktuan edhe të dy.

kon_k.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034198760986328