Era Istrefi i kthehet dashurisë së vjetër…
Këngëtarja e njohur Era Istrefi po shijon famën ndërkombëtare duke qenë e angazhuar me intervistat për disa revista apo dhe me performancat e saj këtë verë në SHBA apo edhe në vende të tjera të botës dhe e gjithë kjo falë “BonBon”-it të saj si dhe talentit. Era eshte mjaft aktive edhe ne rrjetet sociale ku ndan me fansat e saj shumë foto dhe video nga përditshmeria e saj. Së fundmi, Era ka publikuar disa foto në llogarinë personale në Instagram, ku është shfaqur mjaft në stil dhe trendi. Tashmë brune dhe shumë seksi ajo kombinohet shumë mirë perseri duke qenë edhe pak ekstravagante por me stil. Detaji që bie në sy më shumë,forma e vetullave te saj, të cilat janë në forme të drejtë dhe jo me hark, mund te themi se Era i është kthyer dashurisë së vjetër. Pasi Era në fillimet e saja hyri si një personazh i veçantë, që dallonte nga të vajzat e tjera të showbiz-it. Por para pak ditësh Era u kthye përsëri me këtë stil. Dhe kjo gjë vihet re tek fotoja më poshtë, Era në fillimet e saj, para pak muajsh dhe tani./intv.al/