Pak javë më parë në media u pushtua lajmi se dyshja që dëshirohej shumë nga publiku, Zayn Malik dhe supermodelja Gigi Hadid i dhanë fund lidhjes së tyre. Pas ndarjes modelja holandeze u pa në krahët e yllit të Formula 1, Lewis Hamilton. Në media u përfol se ka nisur një romancë mes Hadid dhe Hamilton, por si duket Gigi ka ende sytë vetëm te Zayn.
Ylli i “Victoria’s Secret” vazhdon ta ndjekë në rrjetin social, Instagram ish- të dashurin e saj, Malik. Herë herë i jep edhe ‘like’ fotove të këngëtarit. Po ky i fundit si ka reaguar? Ai është më indiferent se kurrë, madje as nuk e ka ‘follow’ dhe jo më, t’i bëjë ‘like’./intv.al/