Pak momente më parë ka mbërritur në aeroportin e Rinasit trupi i pajetë i Florenc Beqirit.
23-vjeçari humbi jetën në spitalin e Marsejës më datë 22-dhjetor pas sulmit që ju bë në burg.
Ditën e djeshme trupi i pajetë i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.
Mes lotësh e dhimbjesh familjarët dhe miqtë e kanë pritur trupin e pajetë të Florencit e më pas pritet që të nisen drejt Shkodrës.
Pritet që të bëhet publike ekspertiza nga spitali francez ku Florenci qëndroi disa ditë në koma.