Moti i keq dhe stuhitë polare kanë mbërritur në SHBA.
Kjo ka sjellë probleme në Nju Jork ku ka humbur jetën një person. Mbi 43 cm borë kanë mbuluar rrugët e qytetit. Sipas mediave amerikane, viktima ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një kamion që vinte përballë.
rreshjet e dendura të dëborës kanë bërë që rrugët të zbardhen në Pensilvani, ku drejtuesit e makinave kanë vështirë të lëvizin edhe për shkak të akullit në rrugë.