INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbërriti 4 orë me vonesë në takimin me fansat, Kylie Jenner justifikohet duke ua vënë fajin...

Mbërriti 4 orë me vonesë në takimin me fansat, Kylie Jenner justifikohet duke ua vënë fajin...

Publikuar më: 17:38 21-05-2018

Ylli i “Keeping up with the Kardashians” si rrallëherë ka vendosur që në hapjen e koleksionit të produkteve të saj të make-up në San Fransisko ku kishte ftuar edhe fansat e saj të ishin pjesëmarrës.

Fansat të cilët kishin mbërritur 1 orë para hapjes së eventit u detyruan ta presin blogeren e famshme plot 4 orë madje shumë prej tyre u nervozuan dhe lajmëruan se do të largoheshin.

Sipas tyre Kylie nuk kishte përse të sillej si vip-at mendjemëdhenj që e bëjnë të vështirë shkrepjen e disa fotove me fansat por pasi ka mbërritur ajo ka shpjeguar situatën.

20-vjeçarja u justifikua se nuk ishte aspak faji i saj për vonesën por i policisë lokale, kontrolleve rutinë pas mbërritjes dhe rojeve të sigurisë që u duhet të bëjnë punët e tyre.

Kylie shtoi se nuk e përcakton ajo orarin e këtyre eventeve pasi po të ishte në dorën e saj ajo do të shfaqej si fansat, 1 orë para. Këtë justifikim, të vërtetë apo jo, Kylie Jenner e ka postuar edhe në rrjetin social Twitter.

Article Logic
Execution time: 0.0034818649291992