INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbesa denoncon pas 8 vjetësh dajën “përdhunues”

Mbesa denoncon pas 8 vjetësh dajën “përdhunues”

Publikuar më: 11:58 21-03-2017

Një vajzë 15-vjeçare ka bërë në Komisariatin nr. 3. një kallëzim për dajën e saj. Vajza, e shoqëruar nga e ëma dhe në prezencën e një psikologeje, ka denoncuar për përdhunim dajën e saj, 31 vjeç. Burime nga policia thane për Panoramën se ngjarja pretendohet se ka ndidhur kur vajza ka qënë shumë e vogël rreth 7 vjeç. Paraprakisht ata i kanë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës, në ngarkim të shtetasit me iniciale F.S., daja i së miturës dhe pritet akti i ekspertimit mjekoligjor për të vijuar më tej hetimet. Policia tha se janë përballë dy versioneve të kundërta, atij të të miturës dhe nënës së saj, që pretendojnë për një abuzim seksual të ndodhur para 8 vitesh dhe versionit të të dyshuarit, i cili mohon kategorikisht ngjarjen. Daja i vajzës pretendon se denoncimi është një hakmarrje e motrës së tij, për shkak të një konflikti pronësie që ata kanë të trashëguar, nga ana tjetër, vajza 15-vjeçare këmbëngul që thotë të vërtetën. Vetë adoleshentja ka shpjeguar se kur është abuzuar seksualisht nga daja i saj, ajo ka qenë 7 vjeçe dhe nuk ishte në dijeni me saktësi se çfarë kishte ndodhur. Veç të tjerash, ajo ka treguar se daja, në atë kohë 22 vjeç, i kishte kërkuar që të mos i tregonte askujt për atë që kishte ndodhur. E frikësuar, vajza ka thënë se nuk ka mundur t’i tregojë të ëmës, derisa ajo së fundmi kishte filluar të dyshonte vetë. Nëna e minorenes është shprehur në se dyshimet e saj kishin filluar kohët e fundit, kur i vëllai ishte kthyer nga emigracioni, pasi prej vitesh nuk ndodhej në Shqipëri. Ajo kishte filluar të shihte me dyshim veprimet e së bijës, sa herë që daja u shkonte për vizitë në shtëpi. Vajza gjithmonë u shmangej takimeve me të dhe asnjëherë nuk qëndronte në të njëjtin ambient kur ai ishte në shtëpi. Nëna e 15-vjeçares është shprehur se e kishte pyetur disa herë të bijën, derisa ajo ka vendosur t’i tregojë se çfarë kishte ndodhur 8 vjet më parë. Menjëherë më pas ajo ka vendosur që të paraqitej në polici dhe të denonconte të vëllain për abuzim seksual me të bijën. Pas marrjes së kallëzimit nga ana e policisë, pritet që Prokuroria e Tiranës të bëjë një analizim të ngjarjes dhe të përcaktojë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Veprimi kryesor, sipas Prokurorisë, ka të bëjë me kryerjen e një ekzaminimi nëse vajza është e defloruar. Në rast se ky test rezulton pozitiv, sipas Prokurorisë, ekspertëve do t’u kërkohet përgjigje në lidhje me kohën e deflorimit të vajzës. Po kështu, pritet që i akuzuari dhe kallëzueset të rimerren në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053