INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1449364138448096/

Mbesa e At Zef Pëllumbit "zëvendëson" Bashën në çadrën e lirisë

Publikuar më: 12:17 21-03-2017

Lulzim Basha mungon për herë të parë në çadrën e lirisë, e shkak për këtë është bërë vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por demokratët kanë gjetur një formë që dhe në mungesë të liderit, kjo ditë tu kushtohet artistëve. Kanë qenë plot 11 artistëve të letrave,të cilët kanë mbajtur fjalën e tyre në protestën e opozitës. Një ndër to ishte mbesa e At Zef Pllumbit, Angjelina Gjeka , e cila me interpretimin e saj të mrekullueshëm ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Dhe sot Angjelinën e shohim duke recituar poezitë e xhaxhait të saj në “Çadrën e Opozitës”, ndërsa thirrja e saj për kryedemokratin ishte e qartë: Jo më komunistë në Parlament.
Angjelina Gjeka:
“E kaluara jonë është e nëpërkëmbur, e shtypur të burgosur. Po sot? Unë ju bëj thirrje të gjithëve të bashkohen me ne. Mos ta harrojmë të kaluarën, kohën e komunizmit. Unë flas në emrin tim, nuk dua në Parlamentin shqiptar kriminalë dhe ata që kanë qenë në qeverinë komuniste. Shqipëria ka djem dhe vajza të rinj të shkolluar, ata duam që ti shohim në Parlament. Unë nuk dua të shoh përfaqësues të regjimit komunist. Unë dua që parlamenti shqiptar të jetë pa komunistë. I bëj thirrje dhe zotit Basha që sa më shumë vajza dhe djem të rinj të jenë në Parlament”.
Angjelina Gjeka rreth një vit më parë mori vëmendje të madhe në opinionin publik. Shkak për këtë u bën një përplasje me kryeministrin Edi Rama për dekorimin e hetuesit të At Zef Pllumit, por edhe pasi kryeministri kërkoi falje publike, mbesa e tij duket se nuk ia ka falur. Ajo kërkoi nga kryeministri Rama të kthejë pas dekorimin e hetuesit që torturoi xhaxhain e saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039608478546143