INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbesa e Ardjan Çapjas tregon se si foshnjës së saj policia i vuri armën në kokë

Mbesa e Ardjan Çapjas tregon se si foshnjës së saj policia i vuri armën në kokë

Publikuar më: 11:37 09-06-2016

Mbesa e Ardjan Çapja që u arrestua pas të shtënave me armë në Elbasan ka denoncuar. Ajo thotë se pas këtij akti policia ka terrorizuar të gjithë familjarët e saj, përfshi dhe fëmijën 1 vjeç e gjysëm, të cilit i vunë dhe automatikun në kokë.
Denoncimin ajo e ka bërë në facebookun e ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili ai e ka publikuar menjëherë.

Statusi në Facebook i Sali Berishës:

Kërcënohet me kallash vogëlushi 1.5 vjeç.

Qytetari dixhital denoncon:
Kërcënimin nga polici me tytë kallashi në kokën e fëmijës 1.5 vjeç! Duke dënuar me forcë dhe preraz çdo sulm ndaj uniformave blu, gjithashtu dënoj me ashpërsi një terror polices, që nuk kursen as vogëlushët njëvjeçarë. I bëj thirrje prokurorisë së Elbasanit të verifikojë këtë akuzë tepër të rëndë dhe të vendosë para ligjit me vendosmërinë më të madhe, autorin katil të këtij akti çnjerzor! S.B

“Përshendetje ! Jam mbesa Ardjan Çapes.
Ju lutem na ndihmoni. Po na kërcënojnë me tytën e kallashit në kokë. Mua dhe fëmijen tim. Fëmija 1 vjeç e gjysëm. Unë jam, femër me gjuajtën me tytën e kallashit në dorë.
Unë filmova momentin kur po qëllonin dajën tim Fejzulla Çapja ndërkohë i vunë kallashin në kokë fëmijës tim 1 vjeçar. Na thanë do jua vras fëmijën nëse nuk na jep filmimin. Po kalojmë tmerr.”

Article Logic
Execution time: 0.0033109188079834