Një 19 vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Beratit pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 40 mijë eurosh nga banesa e një të moshuareje.
Policia e Beratit thotë se Kamela Sh e cila është dhe mbesa e viktimës, është ndaluar si personi i dyshuar për grabitjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.