Modelja Beniada Nishani, mbesa e ish-presidentit Nishani duket se ka pushtuar Italinë me kalendarin e vitit 2018, ku përmes fotove provokuese ajo duket shumë seksi.
Modelja e cila ka lindur në Durrës, por është rritur në Itali, ndan me ndjekësit e saj në Instagram edhe lajmin se kalendarin tashmë mund ta ketë çdo kush.
‘ Viti i Ri, Kalendar i ri. Për këdo që e do këtë kalendar nuk duhet të hezitojë, por të kontaktojë me mua' shkruan ajo.
Pas bashkëpunimit me revistën e famshme ‘Playboy’ 25-vjeçarja vjen në një bashkëpunim me Stafania Minzoni, Fabio Caserta e Yenny Rosales.
Duket se fama e saj në Itali si modele po rritet çdo ditë.