Të gjithë fëmijët presin me padurim festat e fundvitit për ti festuar me familjet e tyre afër pemës së zbukuruar dhe me dhurata në ambientet e shtëpisë.
Por disa fëmijë nuk e kanë mundësinë për të festuar në familjet e tyre pasi ata janë të sëmurë dhe në ditët festive janë të shtruar në spital.
Ditën e fundit të vitit 2017 një grup të rinjsh vendosën që ta kalojnë pikërisht me këta fëmijë .Të veshur si babagjyshë ata surprizuan fëmijët që ishin në spitalin e fëmijëve në QSUT duke iu shpërndarë dhurata.
Dhuratat u siguruan nga organizata dhe sipërmarrje të ndryshme por edhe nga kontributi i vetë të rinjve të cilët të nisur nga dëshira për të ndihmuar arritën të shpërndajnë dhuratat tek këta fëmijë.
“Kjo është nisma e parë që ne kemi ndërmarrë por që nuk do jetë e fundit. Ne donim vetëm të gëzonim fëmijët dhe besoj se ia arritëm sadopak qëllimit. E përjetuan shumë mirw, ishte një emocion i madh kur shikoje fëmijë që buzëqeshnin teksa merrnin dhuratat dhe kemi vendosur të organizojmë përswri nisma të tilla”- tha ideatori i kësaj nisme, Dorian Sanxhaku.
Vitet e fundit është rritur shumë ndërgjegjësimi I shiptarëve për të bërë humanizëm dhe këtë gjë na e pohon edhe z.Sanxhaku. “Shqiptarët janë bërë shumë bamirës, kohët e fundit kanë organizuar shumë nisma bamirësie dhe populli shqiptar është i gatshëm për të kontribuar gjithmonë. Ftoj të gjithë të rinjtë që të bëjnë sa më shumë bamirësi, të bëjnë gjëra që përcjellin pozitivitet, të bëjnë gjëra për njëri-tjetrin”.