INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbetën të bllokuar në shpellë. Djemtë e ekipit të futbollit rrëfejnë për herë të parë publikisht ngjarjen

Mbetën të bllokuar në shpellë. Djemtë e ekipit të futbollit rrëfejnë për herë të parë publikisht ngjarjen

Publikuar më: 15:48 18-07-2018

Të 12 anëtarët e rinj të një ekipi futbolli tajlandez të shpëtuar, pasi kaluan më shumë se dy javë në kompleksin e një shpelle të përmbytur në Tajlandë, folën për përvojën e tyre të hidhur për herë të parë para shtypit, këtë të mërkurë. Duke folur në një konferencë të transmetuar në programin televiziv "Thailand Moves Forward" të qeverisë, djemtë iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve. Djemtë e ekipit dolën duke buzëqeshur ndërsa përshkruan atë që ndodhi gjatë kohës që mbetën të bllokuar, duke rrëfyer sesi ndiheshin në momentin kur zhytësit e shpëtimit i gjetën.

konferenca.jpg"Ishte një mrekulli, u trondita ... Në atë kohë, truri im ishte shumë i ngadalshëm, ne ishim në shpellë për 10 ditë, nuk dija çfarë të thosha," – tha 14-vjeçari Adul Sam, i vetmi anëtar i ekipit që komunikon në gjuhën angleze. Futbollistët thanë se nuk kishin ushqim në shpellë, por gjetën ujë të pijshëm dhe se "qëndruan të bashkuar për të ruajtur energjitë". "Besova se mund të gjenim një mënyrë për të dalë", tha një anëtar i ekipit kur u pyet se si ndihej në atë kohë. Një tjetër djalë tha se ishte i frikësuar se do ta " kishte keq punën me nënën" kur ai të kthehej në shtëpi.
Djemtë u përpoqën të hapnin një tunel në shpellë
Trajneri i ekipit, Ekkapol Chantawong, shpjegoi se si përdorën një litar për të komunikuar me njëri-tjetrin, ndërsa disa nga anëtarët e grupit u përpoqën të gjenin një rrugëdalje. Djemtë thanë se u përpoqën të hapnin rrugën e tyre dhe arritën të shkonin rreth tre metra. "Ne u përpoqëm të gërmojmë, nuk mund të prisnim vetëm që autoritetet të na merrnin", tha trajneri. Ekipi paraqiti një portret të përshtatur të 37-vjeçarit Saman Gunan, ish-zhytësi i marinës së Tailandës, i cili vdiq ndërsa vendoste kanalet e oksigjenit për djemtë përgjatë një rruge të vështirë dalëse. Fotografia ishte e rrethuar nga mesazhe personale të vlerësimit të shkruara nga ekipi. Profesionistët mjekësorë të pranishëm thanë se, djemtë ishin të gjithë të shëndetshëm dhe se ekipi kishte bërë "ushtrime për ndërtimin e besimit" gjatë natës së tyre të fundit në spital, në përgatitje për konferencën. Ata do të kthehen në shtëpi pranë familjeve të tyre të mërkurën në mbrëmje.

Article Logic
Execution time: 0.0037441253662109