INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mbetje kimike në Shqipëri? Hetimet përtej detit, në Tiranë mohohet gjithçka [Video]

Publikuar më: 18:21 01-03-2017

Dokumentet që posedon revista online italiane, "Pianeta Italia" tregojnë se në vitin 2016 të paktën njëmijë e treqind kontenierë, me 22 ton mbetje kimike secili, të destinuara zyrtarisht për për tu shkarkuar në Dresla,të Maqedonisë, nuk e kanë kaluar kufirin. Por duke iu referuar sërish kësaj media këto mbetje të rrezikshme janë shkarkuar në portin e Durrësit në Shqipëri, ku kanë mbërritur me anijet tregtare të kompanive të mëdha. Komunat e Barit menduan se e gjetën një zgjidhje për asgjësimin e mbetjeve përtej Adriatikut, pasi në shkurt të vitit 2016 nënshkruan një marrëveshje për kalimin ndërkufitar të mbeturinave të tyre, drejt Maqedonisë. Por ajo nuk u zbatua asnjëherë, pasi Maqedonia nuk pranoi që këto mbetje të futeshin pë tu asgjësuar në territorin e saj duke e lënë pezull marrëveshjen e nënshkruar midis një impianti në Bari dhe një impianti përpunues në Dresla. Atëherë pikëpyetja që ngrejnë komunat lidhur me 1 mijë e 300 kontenierët është, ku përfunduan ata? Media italiane pretendon se disponon dokumente që vërtetojnë se ato janë futur në Shqipëri dhe ngrejnë dyshimin se ato kanë rënë në duar të mafias shqiptare-italiane. 
Kjo është pjesa e dytë e investigimit të publikuar në revistën italiane “Pianeta Italia”. Më herët kjo media publikoi një artikull duke hedhur dyshimin se 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme me destinacion nga Italia në Maqedonia për t’u përpunuar, janë zhdukur në Shqipëri. Madje ata aluzojnë se kjo zhdukje ka qenë dhe arsyeja e vizitës së kreut Italian të antimafias në Shqipëri. Prokuroria shqiptare zyrtarisht mohon të ketë një hetim të këtij llloji me palën italiane. Edhe Endri Fuga drejtori i komunikimit pranë kryeministrit mbajti të njëjtin qëndrim. E ndërkohë që akuzat vazhdojnë presioni ndaj qeverisë është shtuar duke kërkuar të publikojë dokumentacionin e hyrje-daljes së këtyre konteinerëve nga porti i Durrësit, në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Article Logic
Execution time: 0.0034010410308838